Modelja Xhuli Nuri ka deklaruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova se e ka rrahur këngëtaren Dafina Zeqiri.
Në një video e cila ka qarkulluar në internet, bukuroshja me prejardhje nga Skenderaj shihet teksa iu shpjegon banorëve të tjerë konfliktin që dikur ajo ka pasur me këngëtaren e njohur të skenës.
Videoja në fjalë është shpërndarë në InstaStory nga ish-konkurrentja e BBVK, aktorja Shota Baraliu.
Shota e cila përgjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë kishte marrëdhënie të tensionuara me Xhulin, ka reaguar mbi këtë deklaratë të saj, të cilën e ka cilësuar si anti-feministe.
“Xhyla që i përkrahë fermat dhe po thotë se e ka rrahur Dafinën. Plus kjo që iu ka premtuar prindërve që nuk gjej burrë në Big Brother VIP”, ka shkruar Shota në reagimin e saj.
Ndërkohë lidhur me deklaratën në fjalë, ka reaguar edhe vet protagonistja e kësaj drame këngëtarja Dafina Zeqiri.
“Bushtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë, bo*a bo*a”, shkroi Dafina krahas imazhit të publikuar në InstaStory ku shihej duke bërë ‘twerk’ një pjesë nga klipi i saj i fundit.
Xhuli përndryshe këto ditë ka qenë shumë e përfolur edhe për një flirt që ka nisur me banorin tjetër të shtëpisë, Atdheun. /Telegrafi/