Telegrafi

Pas deklaratës së reperit Lumi B për BabaStars, reagon Agon Amiga

Reperi i njohur Lumi B, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.

Ndër të tjerash, Lumi B bëri edhe një deklaratë interesante, e cila ka lënë të habitur shumë prej teleshikuesve.

I pyetur për label-at Babastars dhe OTR, ai u shpreh duke thënë: ‘’Në BabaStars sdi çka ka aty përveç Majkit edhe Getit. Në OTR sdi çka ka tjetër përveç Noizyt’’.

E ndaj kësaj deklarate duket se ka reaguar reperi Agon Amiga, i cili gjithashtu është një nga emrat shumë të pëlqyer të BabaStars.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka publikuar në InstaStory një shkrim, me anë të së cili ka thumbuar reperin, duke thënë se label-i në të cilin ai bën pjesë është “shkollë e hip hop-it”.

“BabaStars, shkolla për hip hop”, ka shkruar Agon Amiga në InstaStory.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se është ndarë i revoltuar nga deklarata e bërë nga kolegu i tij. /Telegrafi/

Foto: Agon Amiga/InstaStory