Është përfolur me vite të tëra lidhja e këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses nga Shqipëria, Kiara Tito.
Artisti nga Kosova së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku ka folur për herë të parë dhe ka konfirmuar romancën me moderatoren e njohur.
Ai ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë arsye për ndarjen, por që thjesht kanë ecur në rrugët e tyre.
Në anën tjetër, Kiara ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me gjyshen e saj, ndërkaq kanë folur edhe për këtë pjesë.
Magjistari kërkoi të dinte opinionin e gjyshes së Kiarës, e cila duke qeshur u shpreh: “Po miq, miq kanë qenë”.
Ndër të tjera, ajo ka shtuar se nuk i ka ardhur keq për ndarjen, sepse nuk e kishte parë si lidhje serioze.
Tito u shpreh se sa herë që ajo krijon një lidhje, përpiqet që të jetë diçka që do të funksionojë.
Gjyshja e Kiara Titos: Po miq-miq kanë qenë Rudina, miq kanë qenë
Rudina Magjistari: Se nuk kishte folur më përpara dhe bëri lajm diçka e tillë.
Gjyshja e Kiara Titos: Po miq kanë qenë…
Rudina Magjistari: Po të erdhi keq që i kanë ndërprerë?
Gjyshja e Kiara Titos: Jo. Fare-fare. Me atë person fare. Nuk pati ndonjë lidhje serioze.
Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?
Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?
Gjyshja e Kiara Titos: Po për momentin ashtu kemi qenë të gjithë ne, një, dy, tre… apo jo Rudina.
Kiara Tito: Jo, ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje
Rudina Magjistari: Nisesh gjithmonë me dëshirën më të mirë?
Kiara Tito: Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale. Çfarë mendimi kishe ti Leta?
Gjyshja e Kiara Titos: Unë kisha mendim zero.
Rudina Magjistari: Po gjyshja të pyeti pse u ndatë? Se një lloj përgjigje u dha dje, që thjesht u ndatë pa asnjë arsye. Po gjyshja e kishte merak këtë pjesë?
Kiara Tito: Gjyshja normalisht ka mësuar edhe nga portalet, e normalisht do të më pyeste, por nuk më ka ndërhyrë shumë, gjithmonë kanë pasur besim te zgjedhjet e mia dhe jo çdo gjë që nis duhet të përfundojë, gjithçka mund të ndodhë rrugës. /Telegrafi/