Telegrafi

Pas deklaratës për Xhensilën e Besin, Stresi reagon ashpër ndaj Megi Pojanit

Në një epsiod të podkastit “Me Kast”, Megi Pojani, së bashku me motrat e saj, ka hapur një temë të nxehtë për publikun – ndarjen e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Diskutimi, i cili ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, është fokusuar tek shkakët që mund të kenë çuar në ndarjen e çiftit të njohur të estradës shqiptare.

Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Megi, ka shprehur një mendim të fortë gjatë bisedës, duke u shprehur se një nga arsyet që dyshohet për ndarjen e çiftit është varësia e Besit ndaj alkoolit. Kjo deklaratë ka qenë mjaft provokuese dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik.

Foto: Screenshot/YouTube

Jo shumë kohë pasi diskutimi u bë publik, reperi i njohur Stresi ka zgjedhur të mos qëndrojë anash dhe ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

Duke shpërndarë një lajm që përmbante deklaratën e Megit, Stresi ka shtuar një koment: “Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.” /Telegrafi/

Foto: Stresi/Instagram