Site icon Telegrafi

Pas deklaratave të këshilltarit të Kurtit, mediat serbe shkruajnë se UÇK-ja vrau njëmijë civilë serbë

Mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu sulme kundër civilëve serbë.

Srbija Danas citon Gashin i cili nuk e quan anti-shqiptar Dick Martin, që pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

Lexo po ashtu Gashi: Nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të saj - keqpërdorues të uniformës

“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK-së kundër civilëve të pafajshëm”, citohet Gashi .

Përveç kësaj jehonë mori edhe ‘vrasja e 1000 civilëve serbë’ që u tha të jetë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Krimet janë kryer nga anëtarët e armatosur të UÇK’së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.

“Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli.

Deklaratat e tilla të Gashit kanë ngjallur reagime të shumta nga ish-ushtarë të UÇK-së, anëtarë të partisë nga e cila vjen Albin Kurti, si dhe opozita.

Emra të shumtë kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Gashit nga ana e kryeministrit Kurti.

Exit mobile version