Telegrafi

Pas debatit që pati me Anton Qunin, Hajdar Beqa kërkon nga Milaim Zeka që të zbulojë diçka nga arkivat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur gjatë ditës me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.

Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.

Lexo po ashtu Hajdar Beqa: Anton Quni, ti je frikacak, ju nuk e dini se çka është lufta (Video)

Deputeti Beqa, ka theksuar se Milaim Zeka është raportuesi më real i luftës prandaj edhe ka bërë këtë kërkesë.

Shkrimi i plotë: 

Nga kontesti i “shitjes” së trimërisë nga deputeti Anton Çuni ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Hajdar Beqa!

Kolegu deputet Milaim Zeka, është raportuesi më real i luftës, është autor edhe i shumë filmave dokumentar, mes tjerash edhe i dokumentarit për Komandantin Legjendar Adem Jashari. Unë me Milaimin shpesh jam përplasur edhe në parlament, por kur është fjala te ana faktike për luftën, deri më sot çdo pamje e vërtetë nga arkiva e tij ka dalë!

Mbi bazën e kësaj, po i bëjë thirrje publike: Milaim Zeka, A mundesh me hulumtu arkivat tua dhe me vetëm 5 sekonda me e dokumentu që Anton Çuni ka qenë në vijat e frontit?!

Ndryshe, gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa (PDK) dhe Anton Quni (LDK) janë përplasur ashpër rreth asaj se cili ka luftuar më shumë.

Në debat është përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka akuzuar Anton Qunin rreth pjesëmarrjes së tij në luftë.

Thaçi ishte ftuar nga Komisioni për të dëshmuar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. /Telegrafi/