Site icon Telegrafi

Pas debatit me Gani Gërminë, Shqipja – Lumbardhit: Nuk të nënvlerësoj, e nxore jashtë kontrolli më të fortin e shtëpisë

Në një debat të ditës së djeshme (e diel) mes Lumbardhit dhe Gani Gërmisë, ky i fundit doli jashtë kontrollit.

E kjo situatë nxiti reagime të shumta nga banorët e tjerë, mes tyre edhe Shqipja e cila për këtë ka biseduar me Lumbardhin

Shqipja u shpreh se banorëve të tjerë u ka thënë se “Lumi e ka nxori jashtë kontrollit më të fortin e shtëpisë”.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Ti, mund të nxjerrësh jashtë edhe Bucin, unë nuk të nënvlerësoj, por as me të vlerësuar nuk të vlerësoj”, i tha Shqipja ndër tjera.

“Unë jam një njeri që nuk më duhen lëvdata por më shumë më duhen kritika”, i tha Lumbardhi asaj ndërkohë.

Lexo po ashtu "Unë rri ku të dua e bëjë çka të dua", Kaderi debaton ashpër me Gani Gërminë

Theksojmë që pas këtij debati, Gani Gërmia ka bërë një paralajmërim duke thënë se të hënë mund të vendos që të largohet nga shtëpia e BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version