Telegrafi

Vazhdon debati pas pauzës, marrëveshja mes liderëve duket larg

Pas gjysmë ore pauzë në Klubin e Deputetëve ka vazhduar takim i liderëve. Informatë zyrtare se për çfarë është biseduar në pjesën e parë nuk ka.

Nga LSDM thonë shkurt se bisedimet vazhdojnë por se liderët janë larg marrëveshjes. Nga OBRM-PDUKM kanë thënë se ende nuk është biseduar për referendumin, por se është biseduar për konceptin e financimit të partive politike dhe Ligjit për qeveri.

Në takimin e liderëve duhet të diskutohet për më shumë çështje, mes të cilave edhe për përbërjen e KSHZ-së dhe referendumit për emrin, posaçërisht për formulimin e pyetjes së referendumit./Telegrafi/