Dasma e tij bëri shumë bujë në media.
Solisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka muajin e kaluar kurorëzoi dashurinë e tij me martesë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.
Pas gjithë kësaj zhurme mediatike të krijuar, Besniki i është rikthyer punës në studio, për të punuar projektet e reja.
Ai ka publikuar një ‘selfie‘ në InstaStory, ku shfaqet në studion e tij, teksa punon për këngën e re.
Ndërkohë, projekti i fundit muzikor i grupit pejan mbetet kënga “Balkanbooty”, e cila u prit mire nga publiku.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë befasitë e radhës nga “NRG Band” tashmë për fundvit. /Telegrafi/