Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.
Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana u vu re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.
Një fakt interesant që ra në sy, ishte edhe mungesa e opozitës në darkën e shtruar për kombëtaren.
Mësohet se darka u mbajt në mjediset e hotel “Plaza”.
Por, surprizat nuk kanë mbaruar me kaq.
Menjëherë, me të përfunduar darka, shumë nga futbollistët janë drejtuar ambienteve të “Folie Terrace”, ku kanë kërcyer pothuajse deri në orët e para të mëngjesit.
Mirëpo, kjo aventuarë nuk është mbyllur as aty. Disa nga futbollistët janë drejtuar nga ora 5 e mëngjesit drejt “Club Amsterdam”, transmeton opinion.al.
Futbollistët, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Frederik Veseli i kanë kërkuar këngëtarit të marrë një këngë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndërsa, tre të fundit, janë ngjitur në skenë për të shoqëruar bashkë me të këngën e porositur.
Nga video, vihet re që futbollistët e kanë shoqëruar edhe me dy gishtat lart, në shenjë triumfi apo respekti për një lider të munguar në gëzimin e tyre historik.