Telegrafi

Pas daljes nga BBVK, Gresa dhe Andi nisin pushimet e para si çift

Big Brother VIP Kosova pak ditë parë përfundoi edicionin e parë të tij ku fituesi i çmimet të madh doli reperi nga Shqipëria, Stresi.

Përveç një edicioni me shumë debate dhe situata interesante, brenda shtëpisë së famshme u krijuan edhe dy çifte.

Vivien dhe Getinjo edhe Gresa dhe Andi, këta të fundit këto ditë kanë nisur pushimet e para së bashku.

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Dyshja kanë zgjedhur Afrikën si destinacionin e parë si çift ndërsa kanë ndarë imazhe të shumta nga atje.

Lexo po ashtu Elita Rudi reagon pas tensioneve dhe debateve të forta në Post BBVK: Mbeta pa fjalë nga paedukata dhe sjellja e tyre

Gresa dhe Andi u panë të lumtur përkrah njëri-tjetrit teksa po shijojnë kohë jashtë shtëpisë pas izolimit për gati tre muaj në BBVK.

Foto: Andi Artani/Instagram

Kujtojmë që Andi u eliminua pak javë para Gresa, ndërsa modelja la shtëpinë e famshëm pak para gjysmëfinales.

Ndryshe, finalistë të BBVK krahas Stresit ishin edhe Xhuli, Vedati, Mbresa dhe Artani. /Telegrafi/

Foto: Gresa Hoti/Instagram

 

Foto: Gresa Hoti/Instagram