Big Brother VIP Kosova pak ditë parë përfundoi edicionin e parë të tij ku fituesi i çmimet të madh doli reperi nga Shqipëria, Stresi.
Përveç një edicioni me shumë debate dhe situata interesante, brenda shtëpisë së famshme u krijuan edhe dy çifte.
Vivien dhe Getinjo edhe Gresa dhe Andi, këta të fundit këto ditë kanë nisur pushimet e para së bashku.
Dyshja kanë zgjedhur Afrikën si destinacionin e parë si çift ndërsa kanë ndarë imazhe të shumta nga atje.
Gresa dhe Andi u panë të lumtur përkrah njëri-tjetrit teksa po shijojnë kohë jashtë shtëpisë pas izolimit për gati tre muaj në BBVK.
Kujtojmë që Andi u eliminua pak javë para Gresa, ndërsa modelja la shtëpinë e famshëm pak para gjysmëfinales.
Ndryshe, finalistë të BBVK krahas Stresit ishin edhe Xhuli, Vedati, Mbresa dhe Artani. /Telegrafi/