Telegrafi

Pas Cristiano Ronaldos edhe Drake merr vëmendje me thonjtë e lyer me ngjyrë rozë

Drake nis rrugën këtë javë për turneun e tij “It’s All a Blur” me 21 Savage, por së pari, ai mori vëmendje për diçka tjetër që duket se kanë marrë frymëzim nga trendi ‘Barbiecore’.

Këngëtari i “Hotline Bling” ndau një video në InstaStory këtë që tregonte një manikyr të freskët rozë- përpara ndalesës së tij të parë në Çikago të mërkurën.

Në klip, Drake këndon këngën “Through The Wire” të Kanye West teksa pozon në pasqyrë, duke u dhënë fansave vështrimin e thonjve të tij rozë me dy nuanca dhe orën me një ylber me diamante me ngjyra të ndryshme.

Foto: Champagne Papi/Instagram

Zgjedhja e këngës së tij ishte interesante, pasi ai më par bëri një ‘diss’ për Westin duke përmendur Kim Kardashianin në një nga këngët e tij të reja, por duke lënë mënjanë muzikën, reperi kanadez kishte veshur një xhaketë të zezë, të shoqëruar me disa xhinse të ndezura dhe një zinxhir diamanti.

Foto: The Shade Room/Instagram

Llogaria në Instagram “The Shade Room” ndau gjithashtu një foto të Drake duke pozuar me manikyristen e tij, së bashku me një foto nga afër të thonjve të tij rozë.

Megjithatë një pjesën e madhe e komentuesve nuk e pëlqyen pamjen rozë.

Foto: Getty

Kjo nuk është hera e parë që Drake përdor manikyrin shumëngjyrësh, ai kishte vendosur një manikyr me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër muajin e kaluar teksa promovonte një kazino online.

Pak ditë më parë futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo publikoi disa foto nga pushimet dhe një detaj ra në sy, ai i kishte të lyer thonjtë e këmbëve, në veprim që portugezi e kishte bërë edhe më parë. /Telegrafi/