Drake nis rrugën këtë javë për turneun e tij “It’s All a Blur” me 21 Savage, por së pari, ai mori vëmendje për diçka tjetër që duket se kanë marrë frymëzim nga trendi ‘Barbiecore’.
Këngëtari i “Hotline Bling” ndau një video në InstaStory këtë që tregonte një manikyr të freskët rozë- përpara ndalesës së tij të parë në Çikago të mërkurën.
Në klip, Drake këndon këngën “Through The Wire” të Kanye West teksa pozon në pasqyrë, duke u dhënë fansave vështrimin e thonjve të tij rozë me dy nuanca dhe orën me një ylber me diamante me ngjyra të ndryshme.
Zgjedhja e këngës së tij ishte interesante, pasi ai më par bëri një ‘diss’ për Westin duke përmendur Kim Kardashianin në një nga këngët e tij të reja, por duke lënë mënjanë muzikën, reperi kanadez kishte veshur një xhaketë të zezë, të shoqëruar me disa xhinse të ndezura dhe një zinxhir diamanti.
Llogaria në Instagram “The Shade Room” ndau gjithashtu një foto të Drake duke pozuar me manikyristen e tij, së bashku me një foto nga afër të thonjve të tij rozë.
Megjithatë një pjesën e madhe e komentuesve nuk e pëlqyen pamjen rozë.
Kjo nuk është hera e parë që Drake përdor manikyrin shumëngjyrësh, ai kishte vendosur një manikyr me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër muajin e kaluar teksa promovonte një kazino online.
Pak ditë më parë futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo publikoi disa foto nga pushimet dhe një detaj ra në sy, ai i kishte të lyer thonjtë e këmbëve, në veprim që portugezi e kishte bërë edhe më parë. /Telegrafi/