Site icon Telegrafi

Pas C’est La Vie, projekte të reja nga Yll Limani

“Dritat” është produksioni i fundit muzikor nga Yll Limani që erdhi në bashkëpunim me reperin 2po2.

Kjo këngë po vazhdon të pëlqehet tejet nga publiku e të jetë pjesë e çdo liste muzikore.

Yll Limani dhe 2po2 sollën bashkëpunimin e tyre më të ri “Dritat” (Foto: YouTube)

I kontaktuar nga Prive, Ylli ka zbuluar se është duke punuar në një projekt të ri edhe pse akoma nuk ka diçka konkrete se cilën do ta lançoj tani pasiqë ka dhjetëra demo gati.

Tani që ka mbaruar ‘C’est La Vie’, këngëtari i rikthehet studios për të zgjedhur këngën adekuate.

Momente nga festa e ditëlindjes së Yllit. Burimi i fotos: InstaStory

Projekti do të ketë edhe klip nga Imagine Films, me regji të Erkand Shabanit.

Yll Limani pati sukses të madh me projektin “Dritat” me reperin 2Po2.

Ylli mbetet një nga zërat më premtues në skenën muzikore shqiptare.

Exit mobile version