Site icon Telegrafi

Pas Cengiz Underit, edhe një turk te Roma

Mbrojtësi i Genclerbirligi, Mert Cetin ka arritur për të përfunduar transferimin prej 3.5 milionë eurosh në Romë.

Futbollisti zbarkoi mbrëmë në kryeqytetin italian, vetëm disa orë pasi romakët dhe turqit kishin rënë dakord për një marrëveshje.

Lojtari 22-vjeçar tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në klinikën Villa Stuart përpara se të nënshkruajë kontratën e tij.

Reprezentuesi i Turqisë nën 21 vjeç konsiderohet një nga perspektivat më të mira të mbrojtjes dhe e ndihmoi Genclerbirligin të rikthehet në Superligë.

Në këtë formë, ai do t’i bashkohet bashkatdhetarit Cengiz Under, i cili nënshkroi një kontratë të re të enjten.

Ndryshe, ky transferim nuk duhet të ndikojë në blerjen e planifikuar të mbrojtësit kroat, Dejan Lovren. /Telegrafi/

Exit mobile version