Site icon Telegrafi

Pas Brexit-it, rritje enorme e racizmit në Britani (Video)

Pasi që Britania e Madhe ka vendosur të ndahet nga Bashkimi Evropian, shumë britanikë po sillen në mënyrë të keqe dhe të dhunshme me të huajt.

Pos ofendimeve të shpeshta, nuk po mungojnë as sulmet fizike dhe ato me armë, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë javës së fundit të korrikut të këtij viti, janë shënuar 1,853 incidente me baza racore – 49 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Për më keq, në javën e parë të gushtit ka pasur rritje të dhunës ndaj të huajve me 57 për qind.

Në këtë mes ka pësuar me jetë një polak, i cili së bashku me një tjetër u sulmuan dhunshëm vetëm pse nuk janë anglezë.

“Kjo është e tmerrshme. Unë vet kam votuar që të largohemi, por nuk kam pritur që kjo të ndodhë”, thotë një grua duke qarë, teksa ankohet për këtë që po ndodhë. /Telegrafi/

Exit mobile version