Këngëtari Blero Muharremi e fshiu papritmas këngën e re “Mbylli sytë” në bashkëpunim me Albulena Ukajn.
Ajo që befasoi më shumë ishte arsyeja që Blero e ka dhënë për këtë veprim. Këngëtari deklaroi se fshirja e projektit me artisten e re është bërë me kërkesë të fansave.
“Prej që ka dalë klipi ia nisi të shkojë shume mirë, kam marrë shumë mesazhe nga fansat dhe ka qenë kërkesa e tyre që nuk u ka pëlqyer këngëtarja Albulena, pastaj mblodha ekipin tim dhe mora vendimin për ta larguar këngën”, është shprehur Blero.
Ai ka shtuar se ka gabuar me përzgjedhjen për Albulenën duke nënvizuar se në fakt, këngën do ta publikojë në versionin solo.
“Po, kënga do të rikthehet së shpejti në YouTube në version solo, një version dhe më i mirë nga ai paraprak. Mezi pres ta lansoj atë version, i cili mendoj se është shumë më i mirë”, u shpreh Blero për Telegrafin.
Ai konfirmoi edhe një sërë projektesh tjera që do të vijnë në vijim gjatë dimrit.
Blero mbetet shumë i kërkuar, sidomos në diasporë. Ai prej kohësh është në lidhje me Afrona Dikën, me të cilën ende s’ka konfirmuar ndonjë fejesë apo martesë.
Ndryshe, Blero vazhdon të kujdeset edhe për vajzën Tarën, nga martesa me Teuta Krasniqin.
Ndër këngët e fundit më të suksesshme të Bleros mbeten baladat e tij mjaft të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/