Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj Adonisi i janë bashkuar mini-maratonës së organizuar nga dy ikonat e bukurisë shqiptare, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada.
Mini-maratona “Vrapo edhe ti”, e cila do të mbahet me 24 prill në sheshin “Zahir Pajaziti” ka qëllime humanitare. Të hollat e mbledhura do t’i dedikohen femrave të keqtrajtuara.
Kësaj nisme tashmë i janë bashkuar emra të shumtë të skenë shqiptare ndërsa ndër të parët që mori numrin e tij ishte këngëtari Blero.
Kujtojmë se aktorja e njohur është në muajt e parë të shtatzënisë së saj të dytë, por duket se kjo nuk e ka ndaluar atë që të marrë pjesë në këtë garë ku do të jenë bashkëshorti dhe ish-bashkëshorti i saj./Telegrafi/