Gjithçka filloi me një aksident mbrëmë kur zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, në gjendje të alkoolizuar kishtë shkaktuar dy aksidente të njëpasnjëshme dhe më pas ju kishte ikur policëve që hetonin rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse ai e demantoi këtë rast, ku e cilësoi si sulm të portaleve politike të opozitës, ai para pak minutash ka mbaruar bisedën informative për këtë rast në stacionin policor në Karposh të Shkupit.
Spasov ju ka ikur gazetarëve para stacionit policor të cilët e prisnin për deklaratë se çka ka ndodhur në të vërtetë dhe se çka i tha policisë.
Më herët MPB konfirmoi se shkaktuesi i aksidentit ka qenë vetë zëvendësministri dhe se ai ka ikur nga policia. Aksidentet ai i ka shkaktuar me veturë zyrtare./Telegrafi/