Telegrafi

Pas Besa Shahinit, edhe Sandër Lleshaj deklaron se nuk do të jetë më ministër edhe nëse fiton PS

Një tjetër ministër i kabinetit qeveritar në Shqipëri pas Besa Shahinin deklaron se nuk do të jetë më në pozitë ministrorë nëse PS fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Është Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nga Vlora deklaroi se nuk do të jetë në qeveri mandatin tjetër.

“Nuk do jem i përhershëm në këtë post është e sigurt. Askush nuk është i përhershëm në një post”, ka deklaruar Lleshaj.

Lleshaj ishte futur në politikë si këshilltar i Ramës për Çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Deri tani, Partia Socialiste ka qëndruar larg komenteve të deklaratave të dy ministrave për të mos qenë pjesë e kabinetit të ardhshëm, nëse socialistët i fitojnë zgjedhjet.