Telegrafi

Pas Beogradit e Novi Sadit edhe Subotica shndërrohet në ‘qytet’ rus

Qytetarët rusë që erdhën gjatë muajve të fundit në Serbi kanë marrë me qira shumicën e apartamenteve në Beograd dhe Novi Sad.

Gjatë javëve të fundit gjithnjë e më shumë rusë janë të interesuar të blejnë apartamente edhe në Suboticë. Çmimet e apartamenteve në atë qytet janë rritur me rreth 10 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, në Serbi kanë ardhur 104 mijë rusë.

Nga totali i patundshmërive të shitura në Suboticë për këtë vit, rreth 5 për qind janë blerë nga qytetarët rusë. Ata, mbi të gjitha, blejnë apartamente tashmë ekzistuese, të regjistruara, me dy dhoma.

“Kryesisht janë banesat dydhomëshe prej 50-60 metrash katrorë, edhe pse ndonjëherë, nëse një familje është më e madhe, blejnë edhe apartamente me tre dhoma”, shpjegon pronari i një agjencie imobiliare në Suboticë.

Çmimet e banesave në këtë qytet tashmë kushtojnë rreth 1,000 euro për metër katror. Ardhja e qytetarëve rusë ka ndikuar edhe në çmimet e qirave.

“Derisa shikojnë se si do të jetë situata gjeopolitike në Evropë, qytetarët në Suboticë, pronarë të patundshmërive, i kanë rritur çmimet e banesave, por kjo zgjat vetëm një muaj apo dy dhe pastaj i kthejnë çmimet në nivelin e paraprak”, shton ai.

Prandaj qytetarët rusë nuk janë të interesuar për apartamentet në ndërtim, çmimi i të cilave fillon nga 1,300 euro për metër katror, të cilat tashmë janë blerë nga ata.

Këto apartamente shpesh janë të destinuara për qira. Subotica është shndërruar në një kantier i madh ndërtimi dhe aziatikët janë ata që kryesisht në ndërtimin e banesave.

Rusët e ardhur në Beograd edhe përkundër faktit se pavarësisht çmimeve të larta, ata blejnë banesa, hapin firma biznesi dhe i dërgojnë fëmijët në shkollë, andaj të gjitha këto në një kohë kaq të shkurtër ngrisin pyetjen se a janë ata në një farë mënyre një kërcënim për sigurinë e vendit, për shembull, ndoshta mes tyre ka punonjës të inteligjencës dhe a ka Serbia një mënyrë për t’i kontrolluar ata.

Rusët erdhën në Serbi në tre valë: menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në mars, mbërriti vala e parë, e dyta ishte në qershor dhe e treta, më e madhja, mbërrit në shtator, pasi u shpall mobilizimi në Rusi. /Telegrafi/