Telegrafi

Pas Barçës, epiku Brozovic e bën gjestin e tij të famshëm edhe te gjuajta e lirë e Lazios

Interi fitoi si mysafir i Lazios me rezultat 0-3 në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcelo Brozovic dhe Mauro Icardi (dy gola).

Por, ylli kroat përveç goli të bukur në minutën e 41-të, u bë viral edhe për tentimin e tij tashmë të famshëm për të ndalur një gol të mundshëm të skuadrës kundërshtare nga gjuajta e lirë.

25-vjeçari ashtu si ndaj Barcelonës në Camp Nou, dhe ndaj Lazios në Olimpico u shtri pas murit mbrojtës.

Për dallim që ndaj skuadrës spanjolle kjo lëvizje nga kroati ishte vendimtare që Luis Suarez mos të shënonte, ndaj skuadrës nga qyteti i Romës nuk ishte rrezik për gol.

Mesfushori tashmë këtë lëvizja e ka patentuar, ku në shaka e ka quajtur ‘lëvizja e krokodilit’.

Brozovic është një nga më të mirët këtë sezon te Interi, kroati ka treguar paraqitje fantastike në mesfushë. Ai u bashkua skuadrës nga Milano në vitin 2015 nga Dinamo Zabrebi. /Telegrafi/