Site icon Telegrafi

Pas barazimit me Llapin, Devolli: Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushte dhe shqelma futbollistët

Drenica nuk arriti që t’i merrte tre pikët në udhëtim te Llapi edhe pse ishte duke fituar deri në minutat e fundit të takimit.

Skuadra nga Skenderaj barazoi 3-3 me llapjanët në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ishte tejet i acaruar me lojtarët e tij, që nuk arritën të mbanin në fund epërsinë e krijuar në 3-2.

“Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushte dhe shqelma futbollistët”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Ata falën gjakun dhe mundin që kemi bërë gjatë gjithë javës, por edhe në këtë përballje. Më vjen inat sepse disa futbollistë akoma nuk e dinë se çfarë force kemi”.

“Jo cila do skuadër vjen i shënon tre gola këtu. Ne kemi dashur ta mbyllim ndeshjen sa më herët dhe ta vendosnim Llapin poshtë tabelës, pasi që e kemi rival direkt për mbijetesë”.

“Megjithatë, unë jam i kënaqur me disa gjëra, ndërkohë me disa gjëra tjera jo, për të cilat na mbetet të punojmë, të marrim pika dhe ta sigurojmë ekzistencën”, përfundoi Devolli.

Drenica me këtë barazim mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 25 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version