Site icon Telegrafi

Pas barazimit me Ferizajn, trajneri i Lirisë: Sërish na dëmtuan gjyqtarët, nuk po di më se si të veproj

Liria nuk ka arritur të triumfoj për të katërtën herë radhazi në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Prizrenasit nuk kanë mundur të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin Përparim Thaçi duke barazuar pa gola me Ferizajn.

Lexo po ashtu Liria dhe Ferizaj kanë harruar të fitojnë, barazojnë në Prizren

Vendasit kishin më shumë raste për shënim, por që nuk arritën të tundin rrjetin e kundërshtarëve gjersa mysafirët rrezikonin me kundërsulme.

Në fakt, në minutën e fundit të takimit, Liria arriti të tund rrjetën e mysafirëve përmes Liridon Fetahajt, i cili sipas asistentit të gjyqtarit kryesor ishte në pozitë jashtë loje dhe e anuloi golin.

E për këtë u ankua në fund të ndeshjes edhe trajneri i Lirisë, Gëzim Hasi, i cili fajësoi për rezultatet e dobëta të xhirove të fundit gjyqtarët e ndeshjeve.

“Prapë se prapë na u bë e padrejtë. Fillim i lojës nuk ishte i mirë për ne, por më vonë e morëm lojën në dorë. Krijuam raste, por që nuk arritëm t’i konretizojmë”.

“Megjithatë, gjyqtarët sërish dolën në skenë dhe na dëmtuan në rezultat. Na u anulua një gol i pastër në fund të ndeshjes. Kjo është absurde, unë nuk po di çka me bë në këso rastesh”, ka pohuar trajneri prizrenas.

Lexo po ashtu Reagon ashpër Liria: Gjyqtarët na dëmtuan kundër Ballkanit

Arpagjikt’ pas kësaj ndeshje zë pozitën e 11 me dhjetë pikë gjersa një vend më lartë me një pikë më shumë se Liria gjendet Ferizaj.

Liria në takimin e radhës do të jetë mysafire e Dritës gjersa Ferizaj do të ballafaqohet si vendas me Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version