Site icon Telegrafi

Pas babait, vdes edhe djali 20-vjeçar i cili ishte plagosur para disa muajsh në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë muajit maj në Pejë, ku tre persona kishin mbetur të plagosur ( babai me dy djemtë e tij). Babai kishte ndërruar jetë pak ditë pasi ishte plagosur, ndërsa sot ka ndërruar jetë edhe djali i tij, 20-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikçi.

Ndryshe, gjatë muajit maj, tre persona ishin plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.

I dyshuari kryesor për plagosjen e tyre ishte Agron Gashi, i cili tashmë është në paraburgim.

Sipas policisë,  Agron Gashi është recidivist i veprave penale.

21-vjeçari ishte arrestuar në mesditën e datës 23.05.2024, nën dyshimet për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, kurse sipas dosjes për shkak të gjendjes së të dëmtuarit janë në rrezik për jetë kualifikimi ligjor ndaj tij mund të ndryshojë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version