Telegrafi

Pas arritjes së Santon në Romë, gjatë ditës priten vizitat mjekësore

Foto: AS Roma/Twitter

Davide Santon ka arritur në orët e vona të së dielës në aeroportin e Romës pasi ai së bashku me të riun Nicolo Zaniolo janë pjesë e marrëveshjes për kalimin e Radja Nainggolan te Interi.

Zikaltrit do të paguajnë 24 milionë euro para të thata dhe dy lojtarët e lartpërmendur, që llogaritën dytë së bashku në vlerë 10 milionë euro.

Pasi Nainggolan gjatë të dielës mbërriti në Milano, edhe Santon udhëtoi për në Romë, ku u prit në aeroportin Fiumicino nga drejtori sportiv Monchi, i cili kishte ardhur më herët për të marrë edhe Zaniolo.

Lexo po ashtu Nainggolan arrin në Milano, të hënën vizitat mjekësore te Interi

Dyshja pritet të kryejnë testet mjekësore gjatë ditës së hënë, ashtu si belgu te zikaltrit.

Njoftimi zyrtar për përfundimin e këtij transferimi nga të dy anët pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Santon në sezonin e fundit është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat për Interin.

27-vjeçari është prodhim i akademisë së kubit nga Milano, kurse në të kaluarën ishte pjesë edhe e Cesenas dhe Newcastle United/ /Telegrafi/