Telegrafi

Pas arritjes së marrëveshjes mes Britanisë dhe BE-së, reagojnë liderët evropianë

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur marrëveshjen tregtare pas Brexitit.

Pas shefes ekzekutive të bllokut evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, tashmë kanë reaguar edhe disa prej liderëve evropianë, raporton bbc.

Lexo po ashtu BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje tregtare pas Brexit

Gjermania, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të muajit, ka reaguar ndaj marrëveshjes së nënshkkruar, transmeton Telegrafi.

Kancelarja Angela Merkel thotë se ajo është “e lumtur” që marrëveshja rregullon qartë marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në. Qeveria në Berlin do të jetë në gjendje të “gjykojë shpejt nëse Gjermania mund të mbështesë rezultatin e sotëm”, thotë ajo, ndërsa vendet anëtare janë në kontakt.

Lexo po ashtu Qeveria skoceze: Brexit ndodhi kundër vullnetit tonë, koha që të pavarësohemi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se “uniteti dhe qëndrueshmëria Evropiane e kanë paguar tashmë çmimin” dhe Franca do të sigurojë që marrëveshja mbron qytetarët, peshkatarët dhe prodhuesit e saj.

Kryeministri austriak, Sebastian Kurz përmes rrjeteve sociale ka mirëpritur marrëveshjen mes shteteve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e mirëpret marrëveshjen, por thekson se Britania e Madhe dhe Spanja janë ende duke punuar në një marrëveshje mbi territorin e Mbretërisë së Bashkuar – Gjibraltarin.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte beson se është arritur një marrëveshje “e drejtë dhe e ekuilibruar” që mbron qytetarët dhe bizneset evropiane. Dhe Stefan Lofven i Suedisë ka shprehur miratimin rreth marrëveshjes. /Telegrafi/