Telegrafi

Pas arritjes në Shqipëri, Bebe Rexha zgjedh një familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpinë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, aktualisht ndodhet në Shqipëri, e cila siç ka njoftuar do të qëndrojë vetëm një ditë.

Ajo erdhi në trojet shqiptare për t’iu ndihmuar familjeve të prekura nga tërmeti i së martës që la mbi 51 të vdekur e me qindra njerëz të lënduar.

Në ndërkohë, ajo erdhi edhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për paratë që i ka grumbulluar, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur.

Bebe Rexha zgjedh një familje shqiptare për t’i rindërtuar shtëpinë (Foto: Instagram)

Kështu, ylli shqiptar ka filluar t’i vizitojë familjet e dëmtuara nga tërmetet, ndërsa përmes rrjeteve sociale tregon se do ia rindërtojë shtëpinë familjes Musa.

Lexo po ashtu Bebe Rexha e thotë në shqip: Jam krenare që jam shqiptare

“Ne jemi duke shkuar në shtëpinë e familjes Musa. Shtëpia e tyre është e pabanuar aktualisht dhe duhet rrënuar që të ndërtohet nga fillimi”, ka shkruar në njërin postim artistja Rexha.

Në një video të ndarë po ashtu në llogarinë e saj personale, Instagram, Bebe publikon pamje brenda shtëpisë, e cila shfaqet tërësisht e dëmtuar e në gjendje të mjerueshme.

Bebe Rexha zgjedh një familje shqiptare për t’i rindërtuar shtëpinë (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, pas arritjes në aeroportin e Rinasit, këngëtarja e famshme ka dhënë një intervistë lidhur me arritjen e saj në vendin amë dhe për planet e të ardhmes. /Telegrafi/