Policia e Kosovës e rajonit të Mitrovicës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për grabitje.
Pas një hetimi intensiv dhe dyshimeve të arsyeshme më 7 nëntor hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin: G. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndryshe, në orët e mbrëmjes së datës 22 tetor 2018, në Stacionin Policor Vushtrri, ishte raportuar rasti me elemente të veprës penale ‘grabitje’.
Bazuar në deklaratën e viktimës grabitja kishte ndodhur në kohën kur viktima e rastit ndodhej në vendin e saj të punës në një barnatore në Vushtrri, me ç’rast një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur një shumë të hollash prej 150 euro.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për vepër penale ‘grabitje’. /Telegrafi/