Site icon Telegrafi

Pas arrestimit, bllokohen të gjitha komentet në llogarinë e Instagramit të Loredanës

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Mëngjesi i së mërkurës ka qenë i kobshëm për rap-artisten e njohur shqiptare, Loredana Zefi, e cila përfundoi në pranga.

Autoritetet zvicerane e arrestuan atë nën akuzat për zhvatje të parave ndaj një çifti zviceran – akuzë kjo e cila përfshin edhe vëllanë e saj, Bekim.

Lexo po ashtu Arrestohet në Zvicër Loredana!

Me të marrë dhenë kjo ngjarje që ka lënë të shokuar fansat e saj, në rrjetet sociale të rap-artistes gjithashtu ka pasur ndryshime.

Nëse vërehet me vëmendje në një vështrim të lehtë në llogarinë zyrtare të Loredanës në Instagram, mund të shihet se të gjitha komentet janë bllokuar.

Lexo po ashtu Publikohen mesazhet e aluduara nga çifti zviceran: Si e mashtruan Loredana dhe vëllai i saj për t'u zhvatur paratë?

Përveçse askush nuk mund të komentojë në asnjë prej fotografive, edhe komentet e mëparshme janë fshehur të gjitha dhe nuk mund të shihen.

Nuk dihet nëse një veprim i tillë është ndërmarrë nga Loredana apo Policia Zvicerane, megjithatë duket se arsyeja e qartë e ndalimit të këtyre komenteve ka qenë mos-çasja e komentuesve lidhur me ngjarje në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version