Site icon Telegrafi

Pas anulimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti thërret konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media sot në ora 18:30.

Nga zyra për media e kryeministri nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj konference.

Ndryshe, Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme është shtyre për nesër.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.

Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mos-pajtime rreth heqjes apo jo të taksës.

Lexo po ashtu Edhe Hoti kërkon heqjen e taksës: Çdo shtyrje dëmton raportin me SHBA-në dhe BE-në, po ashtu rrezikon izolimin e vendit

Ndërkohë, zyrtarët e LDK-së kanë kërkuar nga Kurti ta largojë taksën 100 për qind dhe të ruhen raportet me SHBA-në./Telegrafi/

 

Exit mobile version