Telegrafi

Pas Antalias, tani Dua Lipa me pushime në Ibiza

Gjatë ditës së sotme është bërë publike një bashkëpunim mes një brendi të automjetit dhe këngëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila kae nisur një partneritet të teknologjisë së fundit me Jaguar.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të promovohen automjetet ‘Jaguar PACE’ në Evropë.

Por, deri më sa të vjen data 3 shtator, këngëtarja ka zgjedhur te relaksohet këto ditë të nxehta vere.

Pas plazheve turke të Antalias, bukuroshja 22-vjeçare po vazhdon të pushojë në qytetin turistik të Ibizas.

Lexo po ashtu Dua Lipa është bashkuar me Jaguarin për një projekt inovativ të muzikës dhe teknologjisë

Ajo ka sjell edhe imazhe të ndryshme në bikini në llogarinë personale në Instagram teksa shihet joshëse dhe seksi.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/