Rruga nga Katedralja e deri tek hotel ‘Grandi’ në Prishtinë ishte mbyllur këtë të diel, për qarkullim të automjeteve me vendim të Komunës së Prishtinës.
‘’Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën ‘ Garibaldi’ nga udhëkryqi me rrugën ‘Luan Haradinaj dhe rruga ‘George Bush’ deri te kryqëzimi me Bill Klinton për të krijuar hapsirë të lirë për lëvizje të këmbësorëve gjatë vikendit me datën 30 shtator 2018, nga ora 06:00 deri në orën 24:00’’, thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës.
Edhe pse rruga ishte paraparë të qëndrojë e mbyllur për automjete deri në orën 24:00, Komuna e Prishtinës e ka ndryshuar këtë vendim.
Kjo rrugë është liruar për qarkullim rreth orës 20:00 pas shumë ankesave të qytetarëve për të gjetur rrugë alternative.