Telegrafi

Pas “Ani”, Semi Jaupaj të enjten publikon këngën e re me Ron Zaitin

Foto: Instagram

Ajo vetëm gjashtë ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Ani”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, e cila siç duket nuk do të ndalet me kaq.

Artistja në një postim të ri të bërë pak orë më parë njoftoi këngën e re, e cila është një bashkëpunim.

E njëjta kësaj radhe po sjell një duet me artistin Ron Zaiti, i cili është pjesë e ‘EP’-së të këtij të fundit.

Lexo po ashtu Semi Jaupaj lanson projektin e ri muzikor "Ani"

“Të enjten ora 18:00. Partneri im i krimit Ron Zaiti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit shfaqen në një moment më intim, shumë afër njëri-tjetrit ndonëse besohet që ka të bëjë vetëm me videoklipin.

“Ani” e Semit për pak ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/