Site icon Telegrafi

Pas Ancelottit, edhe Simeone kërkon që La Liga të ndjekë rregullat në sagën e regjistrimit të Dani Olmos

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, sikurse ai i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga La Liga të zbatojë të njëjtat rregulla për Barcelonën siç bëjnë për të gjithë të tjerët në ligë.

Barcelona nuk arriti të regjistrojë Pau Victor dhe Dani Olmo në La Liga deri në afatin e fundit të 31 dhjetorit 2024.

Klubi katalunas ka kërkuar një dritare tjetër për të regjistruar të dy lojtarët, por për trajnerin e Atleticos, Simeone, La Liga zbaton të njëjtat rregulla për Barcelonën siç bëjnë për të gjithë të tjerët në ligë.

Lexo po ashtu Ancelotti me mesazh të koduar për Barcelonën kur flet për mosregjistrimin e Olmos

“Ne thjesht shpresojmë që rregullat të mbahen për të gjithë dhe nuk kam asnjë dyshim se do të ndodhë kështu”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Nëse duhet të vazhdoni të luani, jeni të mirëpritur dhe nëse rregullat thonë jo, atëherë nuk do të mund të luani”, përfundoi trajneri argjentinas.

Lexo po ashtu Laporta ka besim se La Liga do të pranojë regjistrimet e Olmos dhe Pau Victor

Barcelona e çoi La Ligën në gjykatë për këtë çështje, por nuk arriti të merrte një vendim të favorshëm.

Megjithatë, klubi shpreson të arrijë marrëveshjen mbi këtë çështje pas shitjes së disa vendeve VIP në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version