Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë ndër më të dashurat për publikun shqiptare.
Dy ditë më parë ajo kurorëzoi dashurinë me martesë, së bashku me reperin e popullarizuar, Fero.
Pamje nga ceremonia i solli Arbenita në rrjetin social Instagram, ku më pas vijuan aludime se ajo është shtatzënë.
Kështu, në një postim tjetër të bërë nga bukuroshja brune, ndonëse dëshiroi t’i demontojë lajmet, por ajo fokusoi barkun e sheshtë.
Bluza e sipërme e bardhë, që ishte tejet e shkurtë i vinte në pah tiparet e mrekullueshme trupore.
Fansat menjëherë shpërthyen me komente, duke thënë se imazhi ishte realizuar më parë, ndërsa po mundohet të fshehë shtatzëninë.
Ndërkohë, asnjëri prej çiftit nuk është prononcuar, për të pranuar apo demantuar lajmet që po qarkullojnë. /Telegrafi/