Telegrafi

Pas akuzave të ish-punonjëses së Facebook, se rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shoqëri – Zuckerberg thyen heshtjen

SAN JOSE, CA - MAY 01: Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks during the F8 Facebook Developers conference on May 1, 2018 in San Jose, California. Facebook CEO Mark Zuckerberg delivered the opening keynote to the FB Developer conference that runs through May 2. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Themeluesi i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, i cili njëherit ka në pronësi edhe Instagram dhe WhatsApp, ka bërë një postim ku ka mbrojtur punën në kompanitë që ai i menaxhon, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-punëtores se rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shoqëri – duke i cilësuar këto pretendime si “të pakuptimta”.

Të martën ish-menaxherja e produkteve në Facebook, Frances Haugen ka dëshmuar në Kongres lidhur me dokumentet e brendshme që ia dha Wall Street Journal, transmeton Telegrafi.

Fokusi i seancës dëgjimore ishte hulumtimi i brendshëm në Facebook, që tregoi se Instagrami ka efekt negativ tek të rinjtë, por Haugen shfrytëzoi rastin për të sulmuar modelin e biznesit të kësaj kompanie – në veçanti algoritmin e “news feed”.

Zuckerberg kishte heshtur ndaj pretendimeve të Haugen sa i për dhënies së dokumenteve Wall Street Journal, në po të njëjtën ditë kur identiteti i saj u zbuluar në 60 Minutes.

I njëjti panel i Senatit me të cilët Haugen ka folur, kanë ftuar edhe Zuckerbergun që të dëshmojë, por ai deri më tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. /Telegrafi/