Site icon Telegrafi

Alarm për sulme ajrore, evakuohet aeroplani ku gjendej kancelari gjerman në Tel Aviv – disa u detyruan të shtriheshin në pistë

Dramë e vërtetë u zhvillua në momentin kur aeroplani i kancelarit gjerman Olaf Scholz, po bëhej gati të largohet nga Tel Avivi.

Pak para nisjes nga aeroporti Ben Gurion, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore, transmeton Telegrafi.

Në fakt bëhej fjalë për shpërthime nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit e njohur si “Kupola e Çeliktë”, që rrëzuan raketat e Hamasit në qiell.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e pasojave të sulmit në spitalin e Gazës

Bild raporton se janë shkrepur dy raketa të mbrojtjes kundërajrore, që janë dëgjuar qartë në aeroportin.

Sipas informacioneve të BILD-it, autoritetet e sigurisë kanë bërë një kontroll të detajuar të aeroplanit të qeverisë gjermane nëse mund të ketë ndonjë rrezik.

E disa minuta më vonë, kancelari gjerman me bashkëpunëtorët e tij, janë lejuar të futen në aeroplan me të cilin janë nisur drejt Kajros. /Telegrafi/

Exit mobile version