Telegrafi

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 288 persona në Indi, Kurti ngushëllon familjet e viktimave

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Indisë, Narend Ramodi pas aksidentit tragjik nga treni i cili mori dhjetëra jetëra njerëzish.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë moment të vështirë.

“Familjet e viktima të kenë durim për ta kaluar dhimbjen, e të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo po ashtu Në një përplasje trenash në Indi, 288 persona humbën jetën dhe 850 pasagjerë u lënduan

Ndryshe, të paktën 288 humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian të Odisha. Sipas, një zyrtari të Odisha për AFP ka thënë se ky është aksidenti  më vdekjeprurës hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada. /Telegrafi/