Site icon Telegrafi

Pas aksidentit, shoferët e dehur përleshen në sy të policëve (Video)

Pasditen e sotme në autostradën e Fierit janë aksidentuar dy makina.

Patrulla e Policisë Rrugore kishte ndaluar një makinë tip furgon dhe po kryente procedurat përkatëse të kontrollit
mbi dokumentacionin. Në atë moment, një mjet tip “Benz” ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe e ka goditur makinën të cilën policia e kishte ndaluar.

Përveç faktit se djemtë e benzit përplasën një makinë nga shpejtësia, ata kanë dalë nga makina të irrituar duke i kërkuar llogari shoferit të furgonit. Sipas raportuesit, djemtë ishin në gjendje të dehur.

Situata ka degraduar deri në atë fazë saqë shoferët janë përleshur fizikisht pa u shqetësuar nga prezenca e policëve.

Këta të fundit nuk kanë mundur ta qetësojnë dot situatën. Më pas djemtë kanë kërcënuar edhe policët, madje në inat e sipër kanë tentuar edhe t`i qëllojnë me grushte.

https://www.youtube.com/watch?v=OCHOUD05w7U

Exit mobile version