Site icon Telegrafi

Pas aksidentit në Pejë, familja Hadërgjonaj i shtrinë dorën e pajtimit familjes Rexhaj

Në praninë e qindra qytetarëve nga të gjitha anët, personaliteteve institucionale e politike dhe atyre të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me ceremoni dhe përcjellje ushtarake, në ora 14:00 ju dha lamtumira e fundit veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall  Hadërgjonaj, i cili humbi jetën në aksident trafiku mbrëmjen e djeshme më 25 shkurt 2023 në Rastavicë të Deçanit.

Ceremonia mortore u mbyllë me akt të madh burrëror sipas traditës njerëzore shqiptare, ku familja e viktimës Bilall Hadërgjonaj i shtriu dorën e pajtimit familjes Rexhaj, djali i të cilëve u përfshi në aksidentin tragjik.

Lajmin për aktin e shtrirjes së dorës së pajtimit e ka konfirmuar edhe familja Rexhaj nga Peja, e cila ka shprehur përulësinë, respektin, mirënjohjen dhe keqardhjen për familjen Hadërgjonaj që humbi më të dashurin e saj.

“Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës”, thuhej në raportin e Policisë, mbi rastin.

Për të ndjerin u organizua edhe mbledhje komemorative nga kryetari i komunës së Deçanit.

“U mbajt sot, mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall Hadërgjonaj. Bilalli ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i dënuar politik dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pjesë e Asamblesë Komunale dhe punëtor shumëvjeçar i Komunës së Deçanit. Do ta kujtojmë përherë me nderim e respekt si burrë me peshë, stoik dhe i papërkulshëm para vështirësive. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”-shkroi kryetari Bashkim Ramosaj. /Njeshi&RADIO 1/

Exit mobile version