Telegrafi

Pas aksidentit bizar me vetura në oborrin e shtëpisë, çifti bashkëshortor nga Iowa bëhen hit në internet (Video)

Kamerat e sigurisë para një shtëpie private në Iowa të SHBA-ve kanë filmuar një situatë të pazakontë.

Çifti bashkëshortor është filmuar duke u nisur për në punë. I pari që kishte dalë me veturë nga garazhi, ishte bashkëshorti që u ndal në gjysmë të oborrit për shkak të trafikut në rrugë, transmeton Telegrafi.

Pas tij menjëherë doli edhe gruaja, megjithatë ajo harroi të shikonte mbrapa ku si rezultat u përplas në veturën e partnerit.

Por, kur e kuptoi se çfarë kishte bërë, menjëherë lëvizi para. Ky veprim e nervozoi shumë bashkëshortin e saj, që doli menjëherë nga vetura duke bërtitur.

“Unë dhe gruaja po shkonim në punë, unë u ndala për të pritur derisa të kalojnë veturat për t’u kyçur në rrugë, por të njëjtën gjë ajo nuk e bëri”, ka deklaruar bashkëshorti i cili u bë hit në internet pas publikimit të pamjeve. /Telegrafi/