Ajo i ka munguar skenës muzikore shqiptare me këngë të re prej afro dy vitesh.
Bëhet fjalë për artisten e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e cila të fundit projekt të quajtur “Kape” e publikoi më 20 shtator të vitit 2020.
Pas një sërë ngjarjesh në jetën private, këngëtarja 36-vjeçare duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.
Në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale, ajo tha se së shpejti do të sjellë këngën e re.
“Kënga e re së shpejti me….?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos duke bërë me dije se është bashkëpunim.
Megjithatë, zeshkania nuk është se ka zbuluar emrin e personit me të cilin po sjell këngën.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Morina për fansat e admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/