Telegrafi

Pas aferës me mbeturinat mjekësore, Sasho Janakievski nuk është më konsull nderi i Hungarisë

Bashkpronari i “Eco Club” Manastir, Saso Janakieski, nuk është më konsull nderi i Hungarisë në Maqedoni.

Përfundimi i postit të tij të cilin e kryen nga 2012, erdhi pas publikimit të informacioneve për trajtimin e mbeturinave mjekësore të operuar nga një kompani e vendosur në ambientet e “Institutit Metal” në Shkup.

Ky është një vendim i Ministrisë së Jashtme Hungareze, nga e cila ata i dërguan një shënim Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, duke theksuar se ajo do të hyjë në fuqi menjëherë.

Afera me trajtimin joadekuat të mbeturinave mjekësore në “Eco Club” dhe transferimin e tij në deponinë “Drislla” u zbulua nga mediumet, ndërsa më pas Bashkia e Shkupit publikoi fotografi dhe video nga mënyra e shkatërrimit të mbeturinave./Telegrafi/