Site icon Telegrafi

Largohet pas 9 ditësh qëndrimi brenda objektit të Komunës së Leposaviqit, flet zëvendësministri i MAPL-së

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar nga objekti i Komunës së Leposaviqit pas nëntë ditë të qëndrimit të tij brenda këtij objekti bashkë me kryetarin e komunës Lulzim Hetemin, i cili ende është duke qëndruar aty.

Vokrri përmes një video mesazhi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se sot është dita e fundit e qëndrimit të tij brenda objektit të komunës, dhe siç u shpreh ai mes emocioneve të përziera është përshëndetur me kryetarin Hetemi.

Lexo po ashtu Kryetari i “bllokuar” në ndërtesë, emëron katër drejtorë

“Sot është dita e nëntë dhe e fundit e qëndrimit tim në Komunën e Leposaviqit. Erdhi momenti me u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemi, burrë shumë stoik, shumë i motivuar me vazhdu deri në fund dhe me kry misionin faqebardhë”, ka thënë Vokrri. /Telegrafi/

Exit mobile version