Site icon Telegrafi

Pas 81 ditëve, Arta Selimi largohet nga Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Instagram

Arta Selimi është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova.

Aktorja, e cila qëndroi për më shumë se dy muaj brenda shtëpisë së famshme, u largua në spektaklin e natës së sotme (e premte).

Ajo ishte në nominim me banorët e tjerë: Brunon, Vedat Bajramin, Mbresën dhe Artan Thaçin.

Foto: Screenshot/Instagram

Në qëndrimin prej më shumë se 80 ditësh, ajo tregoi shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës profesionale, por shpesh ishte e përfshirë edhe në debate me konkurrentët e tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Selimi

Në biletën e fatit thuhej se ka përfunduar rrugëtimi i saj në Big Brother VIP Kosova.

Përkundër kësaj, Selimi këtë kohë ka fituar zemrat e publikut me gjithë ato që ka sjell brenda.

Duhet theksuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version