Telegrafi

Pas 80 vjetësh, SHBA-ja aktivizon divizionin e veçantë ushtarak pranë Ukrainës – trupat mund të vendosen në çdo fushëbetejë brenda disa orësh

Për herë të parë në 80 vjet, SHBA-ja ka mobilizuar dhe zhvendosur në Evropë, Divizionin elitar 101-të Ajror “Screaming Eagles”, i përbërë nga 4,700 trupa.

Siç raportohet, divizoni u vendos në Rumani disa kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Sipas videos të kronikës të përgatitur nga CBS, thuhet se këto forca janë të trajnuar posaçërisht për t’u vendosur në çdo fushëbetejë në botë brenda disa orësh. “Të gatshëm për të luftuar”, thotë gazetari në kronikë.

Ky divizion planifikon, koordinon dhe ekzekuton operacione të shumta sulmi ajror me madhësi të ndryshme.

Të premten u raportua se NATO vendosi të krijojë katër grupe të reja beteje në Evropën Juglindore. Katër grupet e betejës, të cilat janë ende duke u mbledhur, do të vendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.

Derisa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, NATO ka forcuar praninë e saj përgjatë krahut të saj lindor. /Telegrafi/