Site icon Telegrafi

Pas 56 vitesh karrierë, mbi 200 filma të xhiruar dhe shumë kocka të thyera – Jackie Chan merr Oscar (Foto)

Kur Jackie Chan e kishte parë një Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallones para 23 vitesh, kishte thënë se edhe ai e dëshironte një të tillë.

Dhe të shtunën, në ceremoninë e përvitshme të Governors Awards, aktori kinez dhe luftëtari i arteve marciale, më në fund e mori statujën e artë – një Oscar nderi për angazhimin e tij shumëvjeçar në industrinë filmike, njofton Telegrafi.

Oscar edhe për legjendën kineze të filmit. (AP)

“Pas 56 vitesh në industrinë e filmit, pasi kam bërë më shumë se 200 filma, pas aq shumë kockash (të thyera), më në fund”, deklaroi 62-vjeçari në momentin kur e mori çmimin.

Lexo po ashtu Njerëzit më të admiruar në botë, Putin kapërcen Papa Franceskun e Dalai Laman

Oscari atij iu nda nga bashkaktori në filmin “Rush Hour”, Chris Tucker, aktorja Michelle Yeoh dhe legjenda Tom Hanks, i cili e quajti “Jackie ‘Chantastic’ Chan”.

Jackie Chan dhe Chris Tucker duke u argëtuar në skenë. (Getty Images)

Në fjalën e tij, Hanks theksoi se Chan nuk e kishte marrë deri më tani këtë trofe, pasi filmat ku luan ai, komedi-aksion dhe me arte marciale, zakonisht nuk merren në konsideratë gjatë ceremonisë së Academy Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version