Telegrafi

Pas 35 vjetëve të hasmërisë, Turqia hap kufirin për ndihma humanitare me Armeninë

Pas tërmeteve të forta që prekën dhjetë provinca në Turqi, ndihmat prej vendeve fqinje po vazhdojnë të arrijnë në rajonet e prekura prej goditjeve.

Vendkalimi kufitar midis Armenisë dhe Turqisë u hap sot për herë të parë pas 35 vjetëve për të lehtësuar kalimin e ndihmave, raporton euronews.

Lexo po ashtu Pavarësisht se dëgjojnë një zë fëmije nën rrënojat, pjesëtarët turk të shpëtimit lënë misionin përgjysmë - shkojnë për ta shpëtuar familjarin e një qeveritari

Serdar Kiliq, i dërguari i posaçëm i Turqisë për dialogun me Armeninë, njoftoi në Twitter se pesë kamionë me ndihma, përfshirë ilaçe, ushqime dhe ujë, kaluan pikën kufitare Alican.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se kjo ishte hera e parë që ishte hapur që nga viti 1988.

Marrëdhëniet diplomatike midis Armenisë dhe Turqisë historikisht kanë qenë armiqësore.

Lexo po ashtu Iu shemb ndërtesa 12-katëshe në Hatay, arrestohet ndërtuesi turk që donte të ikte në Mal të Zi

Ndërkohë që Turqia njohu Armeninë (në kufijtë e Republikës Sovjetike Socialiste Armene) menjëherë pasi kjo e fundit shpalli pavarësinë në shtator 1991, të dy vendet nuk kanë arritur të krijojnë marrëdhënie diplomatike.

Ndryshe, Turqia dhe Siria kanë bërë të ditur se deri më tani kanë humbur jetën rreth 25 mijë persona. /Telegrafi/